Dardanët U-20 janë mposhtur nga Suedia me rezultat 84:76 (16:16, 23:24, 21:20, 24:16).
Djelmoshat U-20 e filluan ndeshjen shumë mirë, madje duke shkuar në pushim me një pikë dallim apo me rezultat 39:40.
Edhe çereku i tretë ishte i barabartë, ku Dardanët po jepnin maksimumin, si në pjesën e sulmit, ashtu edhe të mbrojtje.
Ndërsa çereku i fundit ishte vendimtar ku arritëm të shënonim vetëm 16 pikë, ndërsa kundërshtari shënoi 24.
Te Kosova në këtë ndeshje u dallua Bardh Istrefi me 21 pikë, si dhe Visar Ejupi me 15 pikë të tjera.
Kjo ishte humbja e dytë për Kosovën U20 në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Ndeshja e ardhshme do të jetë të martën kundër Azerbajxhanit.