10/07/2023 FBK

Dita e parë e FIBA 3x3 U23 Nations League kalon mes spektaklit

Ka filluar për herë të parë në Kosovë FIBA 3x3 U23 Nations League.

Në ditën e parë u zhvilluan shumë ndeshje interesante, ndërsa për herë të parë ka luajtur edhe Kosova në këtë garë në të dyja konkurrencat.

Vashat dhe djemtë e Kosovës në sfidën e parë ndërkombëtare u përballën me Holandën, ku femrat pësuan 21:7, ndërsa meshkujt 22:8. Më pas, vashat luajtën ndaj kundër Hungarisë, duke zhvilluar një ndeshje të mirë edhe pse pësuan 22:13, kurse meshkujt u mundën nga Greqia me shifrat 22:11.

Në ora 19:00 është zhvilluar hapja zyrtare e kësaj gare, ku Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, është shprehur i kënaqur për organizimin e kësaj ngjarje, që është shumë e rëndësishme për basketbollin 3x3, duke kujtuar se, kjo është hera e parë që po zhvillohet në vendin tonë.

Më pas Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku së bashku me zëvendësministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, kanë dorëzuar topin te ekipi i Kosovës dhe Hungarisë, që simbolizon edhe fillimin dhe mbajtjen e kësaj gare në Prishtinë.

Pas shumë sfidave interesante, në fund u zhvilluan finalet. Te femrat, Gjermania mundi Holandën 18:14, kurse te meshkujt, Holanda ka mposhtur Hungarinë 21:15, ndërsa në finale, kishte një numër të madh të shikuesve, duke krijuar atmosferë të bukur të basketbollit 3x3, ndërsa në këtë event nuk po mungojnë as lojërat shpërblyese për tifozët.

Gara do të vazhdojë nesër (e martë) nga ora 14:30 te Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, kurse përfundon të mërkurën po ashtu me ndeshje interesante nga ora 14:30 deri në ora 21:00.

Në këtë event po marrin pjesë gjashtë shtete: Gjermania, Greqia, Turqia, Hungaria, Holanda dhe Kosova.

Rezultatet

https://nationsleague.fiba3x3.com/2023/prishtina-europe3-stop1/games

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: