Është arritur Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Kolegjit AAB.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, Fatmir Pireva.
Synimi i kësaj marrëveshje është: Zhvillimi i bashkëpunimit të ngushtë midis Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Kolegjit AAB - Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, duke u bazuar në përcaktimin e programeve të përbashkëta në realizimin dhe zhvillimin e pjesës praktike të studentëve në kuadër të lëndës së basketbollit, Shkëmbimin e stafit akademik dhe profesional; Organizimin e përbashkët të konferencave shkencore, seminareve, tryezave dhe pjesëmarrjen në takime të ndryshme; Shkëmbimin e materialeve profesionale si dhe informacioneve të tjera të nevojshme; Shkëmbimin e literaturës profesionale në mes të dy palëve; Programe të veçanta akademike afatshkurtra, përfshirë organizimin e përbashkët të shkollave verore, kampeve të ndryshme, manifestimeve të ndryshme, garave të niveleve të ndryshme; Shkëmbim të përvojave me synim të fuqizimit të politikave edukativo – arsimore, sociale, emancipimin dhe afirmimin e vlerave të mirëfillta të studentëve; Kjo marrëveshje bashkëpunimi është e një natyre tërësisht rekomanduese. Ajo nuk krijon detyrime ligjore për palët nënshkruese; Për çdo marrëveshje lidhur me realizimin e punëve në detaje, palët do të hartojnë një marrëveshje shtesë; Orari i praktikës së studentëve caktohet në bashkëpunim me Kolegjin AAB, studentin/en dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës, Aplikimin e përbashkët për fonde vendore e ndërkombëtare në fushën e basketbollit; Forma të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët; Shfrytëzimi i klasave dhe amfiteatrit të Kolegjit nga ana e FBK-së për ligjëratat teorike të kurseve për trajnerë dhe gjyqtarë të basketbollit; Shfrytëzimi i palestrës sportive të Kolegjit nga ana e FBK-së për ligjëratat praktike të kurseve për trajnerë dhe gjyqtarë të basketbollit.