Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të hënën (17 korrik) do të organizojë konferencë për media.
Konferenca do të organizohet në “Four Points by Sheraton Prishtina” nga ora 12:00.
Qëllimi i konferencës është për përgatitjet për ndeshjen Kosovë-Zvicër, që zhvillohet më 19 korrik në Prizren nga ora 20:45. Po ashtu do të shpaloset 12 shja përfundimtare e Dardanëve për ndeshjen ndaj Zvicrës.
Në këtë konferencë do të flasin Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së për organizimin e kësaj ngjarje, si dhe organizimin e FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni C për meshkuj U16, që zhvillohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik.
Sa i përket përgatitjeve të Kombëtares së Kosovës dhe ndeshjet për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025 do të flasin Adriatik Rraci, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës, përzgjedhësi Rami Hadar dhe kapiteni Dardan Berisha.