Pas përfundimit të FIBA 3x3 Women’s Series në kryeqytetin e Kosovës përfundoi edhe FIBA 3x3 Prishtina Challenger.
Për dy ditë me radhë kishte shumë sfida interesante, duke u përmbyllur me super finalen mes Amsterdamit të Holandës dhe Fribourg të Zvicrës.
Holandezët ishin më të mirë në finale dhe fituan 22:17.
Çmimin kryesor e kanë ndarë Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Fisnik Juniku nga klubi 3x3 Prishtina.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka ndarë çmimin për vendin e tretë, kurse çmimin për vendin e pestë e kanë ndarë Faton Kurshumlija, Komesar i Garave në FBK dhe Valdet Spahija, anëtar i Komisionit të Garave në FBK.
FIBA 3x3 Prishtina Challenger u zhvillua për dy ditë me radhë, ku morën pjesë 16 skuadra nga e mbarë bota.
Gara u organizua nga Klubi 3x3 Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe Komunën e Prishtinës.