Nga 21 deri më 30 korrik do të zhvillohet Kampionati Evropian, Divizioni B, për meshkuj U18.
Ky kampionat do të zhvillohet në Matosinhos të Portugalisë, ku do të marrë pjesë edhe Kosova.
Meshkujt U18 janë caktuar në Grupin C, ku do të përballen me Holandën, Estoninë, Ukrainën, Rumaninë dhe Irlandën.
Sfida e parë për Dardanët do të jetë të premten ndaj Estonisë, për të vazhduar më pas kundër Holandës, Rumanisë, Irlandës dhe në fund kundër Ukrainës.
Në këtë Evropian do të gjykojë edhe gjyqtari nga Kosova, Xhelal Mumini, ndërkohë që Ngadhnjim Shabani, po gjykon me sukses në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U16, që po zhvillohet në Prishtinë.
Orari
21 korrik
19:00 Kosova-Estonia
22 korrik
21:30 Holanda-Kosova
23 korrik
21:30 Rumania-Kosova
25 korrik
21:30 Irlanda-Kosova
26 korrik
21:30 Kosova-Ukraina