Sonte do të zhvillohen katër ndeshje në Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U16 në Prishtinë.
Vëmendja do të jetë në sfidën ndërmjet Kosovës dhe Qipros, ku Dardanët synojnë të kalojnë në finale.
Dardanët e rinj në grupe kishin tri fitore në tri ndeshje, kurse Qipro tri fitore e një humbje.
Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahje, ndërsa hyrja është falas në “1 Tetori”.
Mbështetja mund të jetë vendimtare për të depërtuar në finale, ku do të ndeshen me fituesin e sfidës Azerbajxhan-Andorra.
Për vendet 5-9 do të luajnë Armenia-Malta dhe Gjibraltari-San Marino.