Basketbollistët e Kosovës të enjten mbrëma kanë ateruar në Zvicër, pas udhëtimit nga Danimarka.
Zvicra-Kosova zhvillohet të shtunën në Fribourg nga ora 17:30.
Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme për Kosovën, andaj përkrahja nga bashkatdhetarët në Zvicër është shumë e nevojshme.
Në shtetin helvetik jetojnë një numër i madh i shqiptarëve, ndërsa kjo është hera e parë që Kosova luan në Zvicër.
Biletat kanë dalur në shitje dhe mund të blihen në uebfaqen zyrtare të Federatës zvicerane të basketbollit, ndërsa FBK fton shqiptarët të vijnë në numër sa më të madh për të përkrahur basketbollistët e Kosovës.
Në takimin e parë në Prizren, Kosova fitoi 76:49. Dardanët kanë një fitore e një humbje, ndërsa Zvicra dy humbje. Lidere është Danimarka me dy fitore.
Këto përballje zhvillohen për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025, ku vetëm vendi i parë depërton tutje.