Kosova ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Zvicrën në udhëtim me rezultat 72:76 (21:20, 18:15, 22:21, 11:20).
Dardanët kanë luftuar deri në fund dhe sidomos në momentet e fundit ishin më të vëmendshëm, duke rikthyer rezultatin në favor të tyre dhe duke shënuar njërën nga fitoret më të vlefshme në vitet e fundit.
Çereku i parë ishte pothuajse i barabartë gjatë gjithë kohës, duke përfunduar 21:20. Në periudhën e dytë, vendasit shkëputen në 11 pikë, 39:28, por Dardanët nuk dorëzohen dhe afrojnë shifrat në 39:35, sa përfundoi pjesa e parë.
Edhe perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 61:56. Por, atëherë kur duhej, Dardanët janë rikthyer duke përmbysur rezultatin dhe duke triumfuar 72:76.
Te Kosova u dalluan Dominic Artis me 22 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, Drilon Hajrizi me 17 pikë e tetë kërcime dhe Dardan Berisha me 14 pikë.
Tani Kosova ka dy fitore e një humbje, Zvicra ka tri humbje dhe Danimarka dy fitore. Ndeshja e ardhshme e Kosovës është kundër Danimarkës më 5 gusht në Prizren.
FBK falënderon të gjithë shqiptarët që ishin në përkrahje të Kosovës, duke u ndier si në shtëpi dhe për mbështetjen e tyre gjatë gjithë ndeshjes.