Kosova do të garojë në FIBA 3x3 U23 Nations League në Szolnok të Hungarisë.
Kjo do të jetë hera e dytë që Kosova do të garojë në këtë ligë, pasi më herët ishte organizuar në Prishtinë. Kjo garë do të zhvillohet nga 1 deri më 3 gusht.
Për Kosovën te meshkujt do të garojnë: Bardh Rexha, Donat Rexhepi, Drilon Shala dhe Mirlind Zekaj, kurse te femrat: Agnesa Rrahmani, Besjana Martinaj, Erjona Krasniqi dhe Sara Vraniçi.
Ashtu si edhe në Prishtinë do të garojnë Gjermania, Holanda, Hungaria, Greqia, Turqia dhe Kosova në të dyja konkurrencat.
Formati është i ngjashëm me turneun në Prishtinë, ku Kosova do të luajë në grupe, ndërsa për tri ditë do të zhvillohet finalja te meshkujt dhe femrat.