31/07/2023 FBK

Trajnerët e Kosovës përfundojnë kursin me sukses në Turqi

Katër trajnerë potencialë nga Kosova kanë qëndruar në Stamboll të Turqisë.

Vizita e trajnerëve potencial kosovarë, Nderim Januzaj, Arta Mustafa, Butrint Bajraktari dhe Arsim Berisha është bërë në kuadër të projektit të Fondit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) në FIBA Europe ku marrin pjesë shtetet si Kosova, Turqia, Bullgaria Maqedonia Veriore dhe Rumania.

Kjo është edhe një mbështetje nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për trajnerët vendorë, edukimin dhe zhvillimin e tyre.

Trajnerët kosovarë, së bashku me ata bullgarë, rumunë dhe maqedonas kanë pasur mundësi që për gjashtë ditë të vizitojnë klubet më të mëdha turke, por edhe të marrin pjesë në seancat e tyre stërvitore, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë njohuri bazike rreth basketbollit. Po ashtu këta trajnerë kanë ndjekur seminarin e basketbollit.

Qëllimi i këtij projekti të FIBA Europe është shkëmbimi i përvojave të shteteve pjesëmarrëse, bashkëveprimi kulturor, ndërtimi i marrëdhënieve dhe fuqizimi i raporteve ndërmjet partnerëve.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: