Kosova ka regjistruar fitoren e parë në garat e FIBA 3x3 U23 Nations League.
Këtë e arritën vashat e Kosovës, duke mundur Greqinë me rezultat 21:15. Sara Vraniqi shënoi tetë pikë, Agnesa Rrahmani shtatë, Erjona Krasniqi dhe Besjana Martinaj tri. Kjo ishte fitorja e parë në ditën e tretë, në garat që po zhvillohen në Hungari, njëkohësisht sonte është dita e fundit. Më herët vashat e Kosovës pësuan nga Holanda 22:15.
Më herët Kosova në të dyja konkurrencat për herë të parë ka marrë pjesë në FIBA 3x3 U23 Nations League në Prishtinë.
Afër fitores ishin edhe djemtë e Kosovës. Ata përballë Gjermanisë pësuan 21:20. Madje, Dardanët e nisën ndeshjen me një seri prej 10:1 dhe dramë u zhvillua deri në fund, ku me dy pikët radhazi nga Leon Fertig, Gjermania fitoi 21:20. Më pas meshkujt pësuan nga Turqia 21:16, edhe pse deri në tre minutat e fundit ndeshja ishte e barabartë.
Me këtë ndeshje, Kosova përfundoi garat në Hungari.