Driton Obërtinca pas pranimit ka marrë pjesë në Programin FECC (FIBA Europe Coaching Certificate) ka marrë pjesë në Klinikën që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Ky program është për një periudhë trevjeçare, ndërsa Obërtinca, i cili është përzgjedhur nga FBK, ndoqi nga afër Klinikën në Shkup, ku u zhvillua edhe Kampionati Evropian, Divizioni A për meshkuj U16.
Qëllimi i organizimit të klinikave në përputhje me Kampionatin Evropian për meshkuj U16, U18 dhe U20 është për të monitoruar zhvillimin e lojtarëve të rinj nga mosha 15 deri në 20 vjeç gjatë një periudhe prej dy deri në tre vjet në garat kryesore.
Gjatë tri viteve trajnerët do të ndjekin Programe të ndryshme zhvillimore për gjeneratat e reja.
Në këtë Program janë certifikuar Valentin Spaqi, Gyltekin Selimi, Dritëro Sefaja, Edon Godeni, Petrit Zeqiri dhe Ilir Selmani, gjithashtu që ishin nominuar nga FBK-ja.