24/08/2023 FBK

FIBA lanson programin inovativ të përgatitjes për basketbollin 3x3 në bashkëpunim me Shoqatën Botërore e Trajnerëve

FIBA ka lansuar programin inovativ të përgatitjes për basketbollit 3x3, të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën Botërore të Trajnerëve të Basketbollit (WABC). Kjo nismë synon të revolucionarizojë mënyrën se si lojtarët, trajnerët dhe ekipet përgatiten për botën dinamike të basketbollit 3x3.

Në përgjigje të kërkesës për trajnime gjithëpërfshirëse, FIBA ka bashkëpunuar me WABC për të krijuar një program përgatitor të përshtatur posaçërisht për kërkesat unike të basketbollit 3x3.

Ky program është krijuar për të pajisur lojtarët dhe trajnerët me mjetet, teknikat dhe strategjitë e nevojshme për të shkëlqyer në botën dinamike të basketbollit 3x3. Programi mbulon temat rreth lojës taktike, zhvillimin e aftësive dhe përgatitjes fizike dhe mendore.

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis ka shprehur entuziazmin e tij duke thënë se lansimi i programit përgatitor për basketbollin 3x3 shënon një moment historik dhe të rëndësishëm në përpjekjet për të ngritur basketbollin 3x3 në nivele të larta.

Për më shumë informata, klikoni në linkun më poshtë:

https://www.fiba.basketball/news/fiba-launches-innovative-fiba-3x3-basketball-preparation-program-in-collaboration-with-wabc




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: