Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.08.2023 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:
- I ka miratuar Propozicionet dhe Rregulloren e Garave për edicionin 2023/24.
- E ka miratuar Rregulloren e Komisionit të Garave të FBK-së.
- E ka miratuar Rregulloren për Kalim dhe Regjistrim në FBK.
- E ka miratuar Rregulloren Disiplinore të FBK-së.
- E ka miratuar Rregulloren e Marketingut të FBK-së.
- E ka miratuar Rregulloren për Financa në FBK.
- E ka miratuar Rregulloren për Licencim dhe Garim në FBK.
- E ka miratuar Rregulloren mbi Punën e Komisionit të Arbitrazhit të FBK-së.
- E ka miratuar Rregulloren mbi të Drejtat dhe Transmetimet Audio-Vizuale të FBK-së.
- E ka miratuar Doracakun për Shfrytëzimin e Hapësirave Reklamuese LED.
- I ka miratuar Kalendarët e Garave për edicionin e ri 2023/24.
- E ka miratuar kërkesën e KB Llapi për inkuadrim në Ligën e Dytë të Meshkujve.
- E ka miratuar kërkesën e KB KEKU për inkuadrim në Ligën e Dytë të Meshkujve.
- E ka miratuar kërkesën e KB AS Prishtina për rikthim në Ligën e Parë të Meshkujve pas largimit të KB Prishtina e Re me plotësimin e kritereve të përcaktuara nga Bordi i FBK-së për plotësimin e një vendi vakant në këtë ligë.
- E ka refuzuar kërkesën e KBF Peja 03 për zgjerim të formatit të Superkupës së Femrave për këtë edicion
- E ka refuzuar kërkesën e KB Happy Dukagjini për inkuadrim në Ligën e Parë të Meshkujve pas mos-plotësimit të kritereve të përcaktuara nga Bordi i FBK-së.
- Ka vendosur që klubet e Superligës së Meshkujve dhe Superligës së Femrave që ende nuk i kanë plotësuar Kriteret për Licencim dhe Garim për edicionin e ri ta bëjnë këtë jo më larg se data 04 shtator. Pas kësaj date nuk do të ketë më afat shtesë nga Bordi i FBK-së.
- Ka vendosur që klubet e Ligës së Parë të Meshkujve dhe Ligës së Parë të Femrave që ende nuk i kanë plotësuar Kriteret për Licencim dhe Garim për edicionin e ri ta bëjnë këtë jo më larg se data 08 shtator. Pas kësaj date nuk do të ketë më afat shtesë nga Bordi i FBK-së.
- Ka vendosur që konkursi për organizim të Superkupës së Meshkujve dhe Superkupës së Femrave të hapet nga data 31 gusht deri më 06 shtator..
- Ka vendosur që klubeve të Superligës së Meshkujve konform Rregullores Mbi të Drejtat dhe Transmetimet audio-vizuale nga fondi i pjesëmarrjes tu ndajë vlerën nga 3,000.00 (tre mijë) Euro. Klubet që kanë obligime ndaj FBK-së do tu zbatohet menjëherë kjo shumë.
Në emër të Bordit Ekzekutiv të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar