31/08/2023 FBK

Konkurs për organizimin e Superkupës te femrat

Në bazë të nenit 23 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës shpall:

KONKURS

për organizimin e Superkupës së Kosovës për Femra për edicionin 2023 që zhvillohet në datat 29 shtator dhe 1 tetor 2023.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Superkupës së Kosovës - Femra.

Për të konkurruar për organizimin e Superkupës së Kosovës - Femra, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:

➢ të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së;

➢ të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s, Propozicioneve dhe Rregullores së Garave të FBK-së, si dhe akteve tjera normative të FBK-së;

➢ të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK;

➢ të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Superkupës;

➢ ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Superkupës Kosovës për marketing në palestër dhe në transmetime televizive;

➢ të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e Superkupës;

➢ ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Kupës Superkupës për organizim të turneut;

➢ të nënshkruaj kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.

Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent (kryerja e obligimeve ndaj FBK-së).

Konkursi mbetet i hapur deri më datë 06.09.2023, në ora 17:00.

Aplikimet për organizimin e Superkupës së Kosovës për Femra 2023 të dorëzohen në email adresën:office@basketbolli.com.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: