Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të organizojë (2-3 shtator) FIBA Scod Klinikën për Gjyqtarët para fillimit të edicionit të ri.
FIBA Scod Klinika për Gjyqtarët do të udhëhiqet nga FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija, Instruktori i gjyqtarëve të FIBA-s, Gjorgi Piperkov, si dhe Prof. Ridvan Ekmekci nga Turqia.
Në ditën e parë, Kurshumlija do të flet për analizën e Superligës për edicionin e kaluar, si dhe rregullat për edicionin e ri, kurse Ekmeci do të flasë për përgatitjen mentale të gjyqtarëve, derisa Piperkov do të ligjërojë për Kriteret e Ndërtimit.
Më pas gjyqtarët do t’i nënshtrohen testimeve online dhe fizike.