Ekipet e basketbollit, hendbollit dhe karatesë, janë nisur sot drejt Heraklionit të Greqisë, ku prej 9-16 shtator 2023 do të mbahen Lojërat Mesdhetare në Rërë "Heraklion 2023".
26 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, do të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e tretë të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023.
Sportistët vijnë nga sportet e volejbollit në rërë, basketbollit 3x3, hendbollit në rërë, not në ujëra të hapura dhe karate në rërë.
Hendbolli në rërë, basketbolli 3x3 dhe karate në rërë përfaqësojnë për herë të parë vendin tonë në një ngjarje të tillë.
Te Kosova 3x3 (F) do të garojnë: Anilë Selmani, Agnesa Rrahmani, Besjana Martinaj, Sara Vraniqi, kurse te meshkujt do të garojnë: Bardh Rexha, Donat Rexhepi, Drilon Shala dhe Mirlind Zekaj.
Kosova për herë të parë u përfaqësua në LMR Patras 2019.
Ceremonia hapëse zhvillohet më 9 shtator, ndërsa një ditë më herët Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.