Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 08.09.2023, pas shqyrtimit të ofertave të dorëzuara për organizimin e Superkupës së Kosovës për edicionin 2023, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimet në vijim:
- U miratua oferta e KB Golden Eagle Ylli për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e Meshkujve në datat 13-17 Shtator 2023. Njëherësh Bordi i FBK-së udhëzon KB Golden Eagle Yllin të fillojë me përgatitjet e nevojshme konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës dhe akteve tjera normative.
- U miratua oferta e KBF Bashkimi për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e Femrave, organizim ky në bashkëpunim me FBK-në.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU