11/09/2023 LIGA E VETERANËVE

Ftesë për aplikim për Ligën e Veteranëve

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, nga sot (11 shtator) është hapur regjistrimi për skuadrat e interesuara për edicionin e ri në Ligën e Veteranëve te meshkujt.

Regjistrimi është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 1 tetor.

Aplikimi mund të bëhet në formular te Naim Hajrizi, Kryetar i Komisionit të Veteranëve në email adresën Naim_hajrizi52hotmail.com.

Pas regjistrimit të skuadrave do të bëhet hedhja e shortit për edicionin e ri.

Edicioni i kaluar ishte i pari i organizuar në Ligën e Veteranëve, ku morën pjesë gjashtë skuadra. Liga u organizua në qytete të ndryshme të Kosovës dhe në fund, Sigal Prishtina u shpall kampione.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: