Në fundjavë është zhvilluar Klinika për Trajnerët e Basketbollit.
Klinika është organizuar nga Shoqata e Trajnerët të Basketbollit në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Kjo Klinikë është zhvilluar në sallën sportive të Kolegjit AAB për dy ditë radhazi.
Ligjërues në këtë Klinikë ishin trajnerët e mirënjohur: Bradley Soderberg, trajner në Universitetin e Virgina të SHBA dhe Luca Palumbo, trajner në Orange1 Basket Academy.
Në ditën e parë, Sodberg ka ligjëruar për “Own the Pack”, Filozofia e Trajnerit Bradley Soderberg, kurse Palumbo ka ligjëruar për Stërvitja Individuale-Zhvillimi i gjuajtjes te Lojtarët e rinj (Programet Elitare).
Ndërkohë, në ditën e dytë, Palumbo ka ligjëruar për Mbrojtja në Bllokada pa Top-Hapësira dhe Koha, kurse Soderberg ka ligjëruar për Konceptet e Mbrojtjes dhe Sulmit në Basketbollin bashkëkohor.
Pjesëmarrja në Klinikë ka qenë e obligueshme për trajnerët e të gjitha grupmoshave.