Është nënshkruar edhe zyrtarisht marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Marrëveshja u nënshkrua nga Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku dhe përfaqësuesi nga KB Golden Eagle Ylli, Egzon Fetiu.
Si Dushku, ashtu edhe Fetiu kanë premtuar se do të bëjnë çmos, që ky event të jetë spektakël i basketbollit për pesë ditë radhazi në Therandë, ku Ylli është organizator.
Në këtë turne marrin pjesë tetë skuadrat e elitës, që e duan trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës.
Edicionin e fundit e kishte fituar Sigal Prishtina. Garat zhvillohen nga 13 deri më 17 shtator në Therandë.