19/09/2023 FBK

Faleminderit MKRS dhe sponsorëve për Superkupë

Nga 13 deri më 17 shtator në Therandë është zhvilluar Superkupa e Kosovës në basketboll te meshkujt.

Tetë skuadrat e elitës së basketbollit garuan për trofeun e çmuar, ku në fund triumfoi Trepça.

Kjo ishte edhe një ngjarje e rëndësishme për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe basketbollin e Kosovës.

Sidoqoftë, edhe ky organizim do të ishte i pamundur të organizohej pa ndihmën e sponsorëve tanë dhe mbështetësve të FBK-së.

Falënderojmë nga zemra: Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bankën TEB, Art Motion, Kujtesën, Automita-n, Tre Pharm, Stobi Flips Kosova dhe Ujë Rugove.

Ndihma e tyre është jetike për basketbollin e Kosovës dhe FBK do të jetë gjithmonë mirënjohëse për ndihmën e tyre.

FBK gjithashtu falënderon të gjitha Grupet e Interesit për përkrahje në Superkupë, por në vazhdimësi të basketbollit të Kosovës.

Falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit për Superkupë.  




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: