20/09/2023 FBK

Programi PROMISE mbahet në Portugali, marrin pjesë Dushku dhe Medunjanin

Në Lisbonë të Portugalisë më 14/15 shtator janë mbledhur Partneret e Projektit PROMISE dhe ekspertet ndërkombëtare.

Në këtë event kanë marrë pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Menaxherja e Projekteve në FBK, Edita Medunjanin.  

Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohen rezultatet e hulumtimit, strategjia dhe metodologjia e Pilot Programit PROMISE.

Projekti PROMISE do të trajtojë çështjen e mungesës së barazisë gjinore në basketboll përmes aktiviteteve të ndryshme dhe zhvillimit të mjeteve që do të nxisin pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në sport në të gjitha nivelet.

Aktivitet e projektit PROMISE synojnë ngritjen e kapaciteteve, organizimin e seminareve për media, programet e shkëmbimit për vajzat e reja sportiste dhe trajnere, aktivitete ndërgjegjësuese, ku numri i personave që do të përfitojnë nga programi do të jetë 950, që vijnë nga grupe të ndryshme: sportiste, trajnere, gjyqtare, media dhe drejtues të federatave.

PROMISE është iniciativë e shtatë organizatave nga gjashtë vende të ndryshme (Portugalia, Spanja, Bullgaria, Franca, Irlanda dhe Kosova), të gatshme të kontribuojnë me përpjekjet e tyre të përbashkëta për të inkurajuar mundësi të barabarta për vajzat dhe gratë në basketboll.

FBK është udhëheqëse e pakos së punës 5 dhe është përgjegjëse për zbatimin e strategjisë së komunikimit dhe shpërndarjes.

Presidenti i Federatës Portugeze të Basketbollit, Manuel Fernandes mbajti fjalën përmbyllëse, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka zhvillimi i basketbollit të femrave dhe fuqizimi i tyre.

Aktivitetet e radhës kanë të bëjnë me: Vlerësimin e metodologjisë së intervenimit të projektit PROMISE dhe involvimin e grupeve të interesit në projekt.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: