05/10/2023 FBK

Faleminderit për një super organizim në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon të gjitha Grupet e Interesit për një super organizim në Superkupën e Femrave.

Falënderojmë KBF Bashkimin si organizator të Superkupës në Prizren dhe Komunën e Prizrenit, që gjithmonë ka shprehur gatishmërinë për përkrahje ndaj FBK-së.  

Federata e Basketbollit e Kosovës ka filluar punën në krijimin e identitetit të veçantë në basketbollin e femrave.

FBK shumë shpejt do të lansojë edhe logon e Superligës së Femrave, si dhe ligave të tjera të vajzave.

Federata e Basketbollit e Kosovës po ashtu ka përgatitur kampanja të veçanta për sensibilizimin e opinionit dhe grupeve të Grupeve të Interesit në përkrahje të madhe për basketbollin femëror.

Këtë punë do ta bëjë në bashkëpunim me kompaninë Shigi Studio, që së fundi është përkujdesur për kampanjën e Superkupës së Femrave në Prizren dhe për projektin e veçantë të vajzave e grave në kuadër të FIBA Europe: “Her World, Her Rules”. 

FBK dhe Shigi Studio i kanë krijuar mediat sociale të veçanta për basketbollin e femrave (Kosova Women Basketball) në Facebook dhe Instagram.

Të gjitha këto investime po bëhen në basketbollin e femrave në mënyrë që të rritet interesimi dhe cilësia, si dhe në të ardhmen të kemi më shumë vajza qe merren me basketboll, më shumë gjyqtare, trajnere, delegate, administratore e menaxhere në klube të basketbollit (te meshkujt dhe femrat).

Falënderim i madh shkon për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që gjithmonë mbështet aktivitetet e Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe sponsorët: Bankën TEB, Art Motion, Kujtesa, Albi Mall, Automita, Tre Pharm, Stobi Flips Kosova dhe Ujë Rugove, që po japin ndihmë të vazhdueshme në basketbollin e Kosovës.

Në fund, por shumë të rëndësishëm, falënderojmë vullnetaret, si dhe të gjithë ata/ato që u angazhuan për Superkupën e Femrave në Prizren, që  u mbajt më 3/4 tetor.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: