05/10/2023 FBK

Medunjanin dhe Hajdari, pjesë e Programit “Future Leaders in Football”

Menaxherja e Projekteve në FBK, Edita Medunjanin dhe Këshilltarja Ligjore për Sport, Enea Hajdari janë pjesë e Programit “Future Leaders in Football”.

Qëllimi i këtij Programi është zhvillimi i aftësive për të trajtuar Sfidat në Sport dhe Shoqëri.

Ky program ka filluar më 1 tetor, ndërsa do të përfundojë më 7 tetor në Durrës të Shqipërisë.

Programi do të shqyrtojë të gjitha dimensionet të lidershipit, metodologjinë e tij dhe zbatimin e koncepteve si diversiteti, përfshirja dhe qëndrueshmëria brenda kontekstit sportiv.

Ky është edicioni i katërt i këtij Programi dhe organizohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), së bashku me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB), UEFA Assist, Volkswagen AG dhe Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Në këtë program janë 25 pjesëmarrës nga shtetet e Ballkanit, ndërsa marrin pjesë nga sporte të ndryshme, si basketbolli, hendbolli, noti, karate, etj.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: