05/10/2023 FBK

Fitore dhe kualifikim, Trepça në grupet e FIBA Europe Cup

Trepça për herë të parë do të jetë pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit në ndeshjen e dytë të grupeve parakualifikuese kanë mundur Parnu Sadam me rezultat 77:67 (11:15, 21:20, 26:19, 19:13), në takimin e zhvilluar në Estoni.

Ndeshjen më mirë e nisën mitrovicasit, me epërsi prej 11:6, por më pas estonezët me seri prej 0:9, e fitojnë këtë pjesë 11:15. Edhe periudha e dytë ishte e ngjashme me atë të parën, ku fituesit e Superkupës dhe Kupës së Kosovës krijuan epërsi 31:26, megjithatë, estonezët sërish në fund ishin më të mirë dhe pjesa e parë përfundon 32:35.

Periudha e tretë ishte interesante, deri pranë rezultatit 51:50, por kësaj radhe, mitrovicasit kishin seri prej 7:0, sidoqoftë, shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 58:54. Në dhjetë minutat e fundit, ‘Xehetarët’ ruajtën epërsinë, madje e shtuan dhe e fituan 77:67.

Më të mirët te mitrovicasit ishin Jordy Tshimanga me 14 pikë e 12 kërcime, Kevin Davis me 17 pikë e tetë kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 14 pikë.

Trepça me dy fitore në dy ndeshje, kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup. Kjo është historike për skuadrën mitrovicase.

Trepça në grupe do të ndeshet me Hapoel Galil Elion nga Izraeli, ZZ Leiden nga Holanda dhe Gravelines Dunkerque nga Franca.

Pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup është edhe kampionia e Kosovës, Peja. 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: