Prishtina ka triumfuar ndaj Peja 03 me rezultat 59:78 (10:25, 16:11,26:25,17:17).
Vajzat nga Prishtina treguan më të mirën e tyre që nga çereku i parë duke e mbyllur 10 minutat e para me rezultat 10:25. Në çerekun e dytë dhe të katërt vajzat pejane treguan se kanë forcë për luajtur më mirë por kjo nuk mjaftoi që në fund të fitonin.
Tek vajzat nga kryeqyteti u dalluan Jade Williams me 14 pikë, 26 kërcime dhe gjashtë asistime, Asianae Johnson me 23 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime si dhe Malvina Haziri 21 pikë prej tyre gjashtë treshe.
Kurse më e mira e Peja 03 ishte kapitenia Saranda Daci me 10 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.
Për Peja 03 kjo ndeshje ishte debutuese në Superligën e Kosovës.