Superliga e Femrave filloi me derbin Peja 03-Prishtina, derbi i cili u fitua nga vajzat e Prishtinës me rezultat 59:78.
Tek ekipi nga kryeqyteti më e mira ishte Jade Williams me 14 pikë, 26 kërcime dhe 6 asistime ndërsa u ndihmua nga Asianae Johnson me 23 pike, 5 kërcime dhe 8 asistime.
Edhe Bashkimi regjistroi fitore në fillim e edicionit të ri duke triumfuar ndaj Trepçës me rezultat 84:74. Fitores më së shumti i kontribuoi dyshja Muhadri dhe Mgbeike. Kapitenia Muhadri realizoi 19 pikë, 23 kërcime dhe 2 asistime ndërsa Sarah Mgbeike me 13 pikë, 14 kërcime dhe 3 asistime.
Fitore në udhëtim shënoi edhe Penza duke triumfuar ndaj United Basketball me shifra 51:86. Më e mira e vajzave nga Peja ishte Jena Mastelone me 29 pike, 7 kërcime dhe 5 asistime.