11/10/2023 FBK

FBK fituese e projektit “SAFEGUARDING THE FUTURE” në Erasmus +

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) së fundi është njoftuar nga zyra e Erasmus + se është fituese e projektit SAFEGUARDING THE FUTURE, në të cilin projekt FBK është koordinatore, përderisa partnere të saj në janë Federata e Basketbollit të Estonisë, Federata e Basketbollit të Bullgarisë dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK).

 

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku është shprehur shumë e lumtur që për herë të dytë FBK është fituese e projekteve në kuadër të Erasmus +, por që është kësaj radhe FBK është në rolin e Koordinatores:

 

“SAFEGUARDING THE FUTURE është një projekt që synon të krijojë mekanizma në Kosovë, Estoni dhe Bullgari që sigurojnë një përvojë basketbolli të sigurt, pozitive dhe argëtuese për të gjithë njerëzit e përfshirë në basketboll, me theks të veçantë tek fëmijët dhe të rinjtë. Qëllimi kryesor i projektit është të ndërmarrë veprime për të mbrojtur njerëzit nga çdo lloj abuzimi në basketboll. Për ta bërë këtë, projekti do të krijojë sisteme mbrojtëse për të gjitha federatat kombëtare të basketbollit, në Kosovë, Estoni dhe Bullgari. Ky projekt do të zgjasë 18 muaj, duke filluar nga janari 2024 deri në qershor 2025.

 

Zbatimi i një projekti me temën e Safeguarding është thelbësor për krijimin e një mjedisi të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të respektueshëm për sportistët, mbrojtjen e mirëqenies së tyre dhe ruajtjen e vlerave të sjelljes sportive dhe lojës së ndershme. Implementimi i një projekti të tillë ndihmon organizatat sportive të përmbushin detyrimet ligjore, të ruajnë reputacionin e tyre dhe të promovojnë zhvillimin afatgjatë të sportistëve”.

 

Dushku po ashtu ka bërë të ditur se për përzgjedhjen e temës së projektit është konsultuar me FIBA Evropën, e cila i ka asistuar edhe në gjetjen e partnerëve adekuat për të implementuar këtë projekt të rëndësisë së veçantë. Ajo gjithashtu ka shtuar se zyra e Erasmus+ në Kosovë e ka ndihmuar shumë në fazën e konsultimeve për projektin në fjalë.

 

Duhet theksuar se ky është projekti i dytë i fituar nga Federata e Basketbollit e Kosovës në Erasmus+, pas projektit PROMISE që ka për qëllim të promovojë përfshirje dhe pjesëmarrje më të madhe të vajzave dhe grave në basketboll në të gjitha nivelet e përgjegjësisë përmes hartimit, zbatimit dhe vlerësimit të një programi të ndërhyrjes. PROMISE është një partneritet bashkëpunimi me 7 organizata nga 6 vende evropiane (Spanja, Irlanda, Kosova, Portugalia, Bullgaria dhe Franca). Ky projekt do të zgjasë 30 muaj, duke filluar nga janari 2023 deri në qershor 2025.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: