21/10/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Prishtina fiton bindshëm ndaj Penzës

 
Prishtina ka triumfuar ndaj Penës me rezultat 84:48 (21:7,22:13,15:13,26:15).
 
Vashat e Prishtinës çerekun e parë e filluan furishëm me një seri fantastike prej 18:2. Ndërsa në fund të 10 minutave të parë rezultati ishte 21:7.
I njëjtë ishte edhe çereku i dyte ku në pushim skuadra nga Prishtina shkoi me 23 pikë epërsi.
 
Pas pushimit forca në parket ishin më të barabarta, Prishtina shënoi 15 pikë kurse Penza 13. Përkundër përpjekjeve të vajzave nga Peja edhe çereku i fundit ishte në favor të nikoqireve duke u mbyllur me shifra 26:15 apo rezultat të përgjithshëm 84:48.
 
Lojtarët më të dalluara tek Prishtina ishin Jade Williams me 19 pikë, 10 kërcime dhe 3 asistime si dhe Asianae Johnson që shtoi edhe 17 pikë, 5 kërcime dhe 7 asistime.
 
Kurse tek Penza më së shumti kontribuoi Jena Mastelone me 23 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime.
 



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: