23/10/2023 FBK

Fetahu dhe Dushku në Munih për takim e FIBA Europe Youth Commission

 
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku nesër (24.10.2023) do të marrin pjesë në takimin e parë të FIBA Europe Youth Commission për mandatin 2023-2027. 
Kryetari Fetahu është nënkryetar i këtij komisioni, ndërsa Dushku është anëtare e Komisionit.
 
Për Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së ky është mandati i saj i dytë si anëtare e këtij komisioni, ndërsa për Fetahun kjo është hera e parë.
 
FIBA Europe Youth Commission është një nga komisionet më të rëndësishme dhe më aktive të FIBA Evropës.
 
Takimi i Komisionit do të zhvillohet në Munih të Gjermanisë nga ora 10:00 dhe është planifikuar të zgjasë deri në ora 16:00.
 
Në rend të ditës janë 17 pika të cilat do të diskutohen, ndër to janë edhe garat zyrtare për të rinjtë më 2024, kushtet financiare për garat, Youth Development Fund (YDF), Her World Her Rules (HWHR), basketbolli 3x3 te kategoritë e reja, mini-basketbolli dhe të tjera.
 
Kujtojmë se krahas si nënkryetar i këtij Komisioni, i pari i FBK-së është edhe anëtar i Bordit të FIBA Evropës, kurse Sekretarja e Përgjithshme gjithashtu është pjesë edhe e komisionit 3x3 të FIBA Botës.
 



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: