Trajnerja dhe trajneri me perspektiv të Kosovës, Agnesa Robaj dhe Dëfrim Hashani do të marrin pjesë në Klinikën e FIBA Europe U14 Get-Together 2023.
Programi do të mbahet më 27-29 tetor në Estoril të Portugalisë.
Robaj dhe Hashani janë nominuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe së fundi e kanë përfunduar Kursin Teknik të FIBA-s që mbahet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.
Drejtori Teknik në FBK, Arben Krasniqi ka folur rreth rëndësisë e këtij Programi. “Ky Program është shumë i rëndësishëm për trajnerët me perspektivë dhe për të ardhmen e basketbollit të Kosovës. Robaj dhe Hashani janë trajnere/ë për gjeneratat e reja. Investimi në Robajn dhe Hashanin bëhet pasi FBK e ka në Planin Strategjik 2021-2025 edukimin e trajnerëve të ri dhe masivizimin e basketbollit edhe te gjeneratat e reja. Agnesa dhe Dëfrimi përvojën e fituar do ta zbatojnë në basketbollin e Kosovës”, u shpreh Krasniqi për faqen zyrtare të FBK-së. Në këtë Program janë 50 pjesëmarrës nga shtetet e ndryshme të Evropës, ndërsa do të ligjërojnë ekspertë të njohur ndërkombëtarë të basketbollit për të rinj.
Ky është edhe një Program i rëndësishëm që mbështetet nga Federata e Basketbollit e Kosovës.