27/10/2023 FBK

ZYRTARE: KOSOVA ORGANIZON FIBA 3x3 EUROPE CUP QUALIFIER 2024-25

Për herë të parë në vendin tonë nga Federata e Basketbollit e Kosovës do të organizohet FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier 2024-2025. Ky organizim i është besuar FBK-së nga FIBA dhe FIBA 3x3, ku të gjitha palët e përfshira së fundi kanë nënshkruar një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera (2026 - 2027).

 

FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier është një garë zyrtare në nivel të kombëtareve në të cilën marrin pjesë ekipet nacionale nga Federatat anëtare kombëtare të FIBA-s. Formati i ngjarjes: Dy ditë (08/09 qershor 2024)/Dy konkurrencat (meshkuj/femra) në Prishtinë. Pritet të marrin pjesë 15 ekipe në të dyja konkurrencat (bazuar në dy vitet e kaluara që është organizuar në Qipro).

 

FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier shërben si turne kualifikues për të siguruar një vend në FIBA 3x3 Europe Cup, pra fituesit e FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier 2024 kualifikohen direkt në FIBA 3x3 Europe Cup të po njëjtit vit. Secili ekip (meshkuj/femra) përbëhet nga katër lojtarë - tre lojtarë aktivë në fushë dhe një zëvendësues.

 

FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier ofron një shteg për ekipet kombëtare për të konkurruar në nivelin më të lartë të basketbollit evropian 3x3 dhe, për disa, një shans për t'u kualifikuar në Kupën e Botës FIBA 3x3, i cili është kulmi global i garës së basketbollit 3x3. Federata e Basketbollit e Kosovës në korrik të këtij viti për herë të parë ka qenë organizatore e një gare të basketbollit 3x3, ku bëhet fjalë për FIBA 3x3 U23 Nations League në të dyja konkurrencat (meshkuj/femra), ndërsa është bashkë-organizatore e FIBA 3x3 Women’s Series dhe FIBA 3x3 Challenger Prishtina që organizohet nga klubi 3x3 Prishtina.

 

"Jam jashtëzakonisht i lumtur që Federatës së Basketbollit të Kosovës i është besuar organizimi i FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier. Privilegji për të organizuar këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare të basketbollit është dëshmi e statusit në rritje të Kosovës në botën e sportit. Kjo garë paraqet një mundësi unike për Kosovën për të zhvilluar infrastrukturën e basketbollit dhe basketbollit 3x3, si dhe për të zhvilluar më tej sportin tonë të dashur. Ne besojmë se kjo ngjarje do të luajë një rol kyç në promovimin e basketbollit 3x3 dhe frymëzimin e brezit të ardhshëm të sportistëve në vendin tonë.

 

Për më tepër, ndikimi ekonomik dhe social i organizimit të një ngjarjeje të tillë nuk mund të nënvlerësohet. Ne parashikojmë se me këtë rast do të kemi rritje të turizmit, mundësi punësimi dhe një nxitje për bizneset tona lokale, gjë që është thelbësore në këto kohë sfiduese.

 

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë të përzemërt për partnerët tanë, sponsorët dhe autoritetet qeveritare, Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës e Komunën e Prishtinës të cilët pritet të jenë bashkë-organizatorët tanë në realizimin e këtij eventi. Mbështetja e tyre është pamasë e çmueshme dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për bashkëpunimin tonë." - tha ndër të tjerash, Kryetari i Federatës të Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: