28/10/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Trepça fiton me përmbysje në “Minatori”

Trepça ka shënuar fitore ndaj Penzës duke e përmbysur rezultatin në 81:78 (14:15,11:22,21:25,35:16).

Çereku i parë po thuajse ishte i barabartë ku dy skuadrat treguan vëmendje të plotë në fushë, Penza pas 10 minutave të parë po udhëheqtë vetëm +1 pikë, apo me rezulata 14:15.

Ndryshe nga 10 minutat e parë, çereku i dytë solli Penzën në një seri të furishme ku arritën të shënojnë 22 pikë ndërsa Trepça vetëm 11. Vashat e Pejës në pushim shkuan me epërsi prej 12 pikësh.

Edhe pse çereku i tretë filloi në favor të Penzës shpejt reaguan vashat nga Mitrovica të cilët në fund të këtij çereku arritën ta ngushtojnë epërsinë në katër pikë, 21:25.

10 minutat e fundit të kësaj ndeshje ishin mjaftë interesant, Trepça pati seri fantastike në ketë çerek prej 35:16, çerek ky i cili edhe e vendosin epilogun e kësaj ndeshje.

Mar’shay Moore dhe Jessica Wilson ishin dy lojtarët që kontribuuan më së shumtin në fitoren e Trepçës. Moore me 48 pikë,9 kërcime dhe 5 asistime ndërsa Wilson shtoi edhe 13 pikë, 11 kërcime e 4 asistime.

Kurse tek Penza më e mira ishte Jane Malestone me 35 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: