Në Estoril të Portugalisë ka përfunduar me sukses një tjetër edicion i FIBA Europe U14 Get-Together 2023.
Ky edicion u zhvillua nga 27 deri më 29 tetor, ku morën pjesë përfaqësues nga FIBA, Federata Portugeze e Basketbollit dhe përfaqësues nga Federatat Evropiane.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka qenë e përfaqësuar nga Agnesa Robaj dhe Dëfrim Hashani.
Qëllimi i këtij Programi është që të mësohet sa më shumë për procesin e zhvillimit të basketbollistëve/eve, nga minibasketbolli deri te seniorët/et, me theks të veçantë te zbulimi i talenteve, si dhe programet e avancuara të grupmoshave nën 14 dhe 15 vjeç.
Pjesëmarrja në këtë event ishte shumë i rëndësishëm për Robajn dhe Hashanin, të cilët punojnë me gjeneratat të reja dhe këtë përvojë synojnë ta transmetojnë edhe në Kosovë.
Ky ishte edhe një Program i rëndësishëm që mbështetet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që investon në edukimin e trajnerëve/eve dhe grupmoshat e reja.