31/10/2023 FBK

Fetahu priti Komisionin Vlerësues për titullin “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu ka pritur sot në zyrat e FBK-së Komisionin Vlerësues të ACES Europe, të cilët po e vizitojnë Prishtinën, me rastin e shpalljes zyrtare të kandidaturës për titullin “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”.

Fetahu ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë në organizimin e kësaj ngjarje, së bashku me Komunën e Prishtinës.

I pari i basketbollit të Kosovës nënvizoi për rëndësinë që ka sporti, veçanërisht basketbolli në vendin tonë dhe shtoi se FBK e Komuna e Prishtinës gjithmonë kanë bashkëpunuar në projekte të rëndësishme për të rinjtë dhe basketbollin e Kosovës.

Përfaqësuesit e Komisionit Vlerësues të ACES Europe kanë vlerësuar lart angazhimin që po bëhet për sportin në kryeqytetin e Kosovës.

Të pranishëm në takim ishin edhe Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, ish-basketbollist dhe ish-Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës në basketboll dhe zëvendësministri i Sportit dhe Arsimit të Shqipërisë, Endrit Hoxha.

Prishtina sot zyrtarisht ka shpallur kandidaturën, ndërsa deri në fund të javës tjetër pritet përgjigjja e komisionit.  

Titullin “Qyteti Evropian i Sportit”, në vitin 2023 e mban Tirana.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: