Bora vazhdon me fitore në Ligën e Parë të Meshkujve. Skuadra prishtinase realizoi fitoren e gjashtë në gjashtë ndeshje të zhvilluara. Kësaj radhe fituan ndaj Vushtrrisë në udhëtim 55:90. Vushtrriasit kanë tri fitore e dy humbje.
Ramadan Zekiqi u dallua me 12 pikë e tetë kërcime për vendasit, ndërsa Tyus Jefferson me 24 pikë e tetë kërcime dhe Dion Haxhosaj me 17 pikë e 11 kërcime te prishtinasit.
Drita shënoi fitoren e tretë në këtë rang garash, ku mundi Kerasan-in me rezultat 84:70. Gjilanasit kanë tri fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit kanë një fitore e pesë humbje. Kapiteni Qëndrim Demi ishte më i miri te gjilanasit me 28 pikë, 15 kërcime e nëntë asistime, ndërsa Eris Zeneli me 25 pikë e 11 kërcime te mysafirët.
Kosovari regjistroi fitore ndaj Gjakovës së Re, 93:59, ku për skuadrën nga Bardhi i Madh ishte fitorja e tretë, ku kanë edhe dy humbje, derisa skuadra nga Gjakova ka pesë humbje në pesë ndeshje.
Ndërkohë, të enjten dhe të premten do të zhvillohet java e shtatë në Ligën e Parë të Meshkujve.
Java 7-Liga e Parë e Meshkujve
E enjte
19:00 Borea - Vushtrria
21:15 NEW Basket - Drita
E premte
18:00 Kerasan - Kosovari