Java e pestë në Superligen e femrave sfidon rivalët e vjetër. Penza dhe Bashkimi është kryendeshja e kësaj jave.
Penza është nikoqire e Bashkimit dhe ndeshja do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 17:00. Në palestrën “Karagaqi”.
Të premten në orarin e Superligës të Femrave zhvillohen edhe dy ndeshje te tjera.
Në Pejë zhvillohet edhe ndeshja Peja 03- Trepça me fillim nga ora 19:00.
Kurse ndeshja Prishtina United Basketball është ndeshja e fundit e cila zhvillohet në këtë xhiro.
Ndeshja do te zhvillohet në Pallatin e Rinisë nga ora 20:30.
Prishtina është skuadra e vetme me bilanc 4 ndeshje 4 fitore, Bashkimi ka tri fitore në katër ndeshje.
Trepça dhe Peja 03 kanë nga dy fitore, Penza një fitore kurse United Basketball nuk ka shënuar ende asnjë fitore.