03/11/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Peja 03 triumfon ndaj Trepçës

Peja 03 ka fituar ndaj Trepçës me rezultat 84:68 (23:19, 31:15, 22,11,8:23).

Ndeshja në fillim ishte mjaft e baraspeshuar, si Peja 03 ashtu edhe Trepça treguan formën e tyre të mirë. Minutat e parë ishin të barabartë ku po shënon dy skuadrat, në fund Peja 03 arriti në kuotën e 23 pikëve kurse Trepça 19 pikë.

Dallimi në këtë ndeshje u bë në 10 minutat e dyta, ku Peja 03 pati seri fantastike prej 31 pikësh kurse Trepça pati ngecje të dukshme dhe arriti të shënoj  vetëm 15 pikë.

Çereku i tretë u mbyll 22:11 në favor të vashave nga Peja 03.

Ndërsa në çerekun e fundit Trepça u mundua të rikthehet me një seri të jashtëzakonshme prej 8:23 për ta mbyllur ndeshjen në fund me rezultat 84:68.

Fitores së Peja 03 më së shumti i kontribuuan Saranda Daci me 19 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime e cila u ndihmua nga Sianni Martin me 20 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime.

Tek Trepça u dallua Jessica Wilson me 28 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime.

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: