Vlora Braha, Zyrtare për Integritet (SPOC) në Federatën e Basketbollit të Kosovës ka marrë pjesë në Punëtorinë e FIBA-s për SPOC personat, që u zhvillua në Athinë të Greqisë, më 2 dhe 3 nëntor.
Kjo ishte Punëtoria e dytë për SPOC Personat pas asaj në Munih.
Në këtë Punëtori është folur për dukuritë negative dhe eliminimin e këtyre dukurive, ndërsa në veçanti është folur për abuzimet dhe ngacmimet në sport.
FBK u përfaqësua nga ish-basketbollistja e njohur, Vlora Braha, e cila është Zyrtare për Integritet, ndërsa kanë marrë pjesë përfaqësues nga shumë vende evropiane.