Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në kuadër të programit “Sporti në Shkolla” shpall konkurs pune për individë për pozitën Koordinator/e rajonal. Programi “Sporti në Shkolla” është iniciativë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federatës së Sportit Shkollor (FSSHRK) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që synon të ofrojë trajnime dhe garat në basketboll për nxënësit e shkollave publike në Kosovë.
Përgjegjësia e Koordinatorëve Rajonal qëndron në sigurimin e zbatimit të programit dhe monitorimit të situatës në terren, si dhe në krijimin e bashkëpunimit mes grupeve të interesit të ndryshme, institucioneve arsimore, MKRS-së, FSSHRK-së dhe FBK-së.
Ne kërkojmë të plotësojmë 7 vende pune në 7 rajone të listuara më poshtë:
- Prishtinë
- Pejë
- Prizren
- Mitrovicë
- Ferizaj
- Gjilan
- Gjakovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asistimi në organizimin e aktiviteteve ekstra-kurrikulare;
- Sigurimi i mbarëvajtjes së projektit;
- Pika e kontaktit ndërmjet FBK-së dhe grupeve të tjera të interesit;
- Monitorimi i stërvitjeve dhe lojërave ne terren;
- Shpërndarja e pajisjeve dhe materialeve promovuese sipas nevojave;
- Mirëmbajtja e pajisjeve dhe materialeve të ofruara nga FBK;
- Pjesëmarrja në klinikat për basketboll 3x3 të organizuara nga FBK;
- Promovimi i basketbollit 3x3;
- Raportimi në FBK për progresin dhe punën;
- Raportimi në FBK sipas kërkesave për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me projektin;
- Kryerja e detyrave të ndryshme të lidhura me punën e caktuar.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Përvojë e dëshmuar minimum pesë vjeçare pune me nxënësit në fushën e sportit;
- Të ketë të përfunduar shkollimin universitar (studimet bachelor/master në fakultetin e edukimit fizik, menaxhim ose fusha të ngjashme);
- Njohuri të thukëta për sportin e basketbollit, në veçanti basketbollit 3x3;
- Njohuri dhe aftësi për efektivitetin organizativ dhe menaxhimin e projekteve;
- Aftësi të jashtëzakonshme komunikuese;
- Njohuri pune të programeve standarde të Office (Word, Excel, Power Point);
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe, gjuha angleze dhe serbe janë të preferueshme;
- Të ketë patent shofer/kategoria B.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në email adresën: projectmanager@basketbolli.com deri me datën 10/11/2023.
Ju lutem specifikoni rajonin për të cilin aplikoni.
Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen për intervistim.