09/11/2023 LIGA E PARË E MESHKUJVE

Bora-Borea, derbi i javës në Ligën e Parë

Të enjten dhe të premten do të zhvillohet xhiroja e tetë në Ligën e Parë të Meshkujve.

Derbi do të zhvillohet mes Bora-s dhe Borea-s, dy skuadrat që janë në vendet e para në këtë rang garash. Prishtinasit kanë gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara, kurse pejanët kanë pesë fitore dhe dy humbje. Kjo shihet përballja kryesore e kësaj xhiro.

Takimi i parë i xhiros është ndërmjet Vushtrrisë dhe Gjakovës së Re. Vushtrriasit kanë katër fitore e dy humbje, kurse skuadra nga Gjakova një fitore e pesë humbje.

Sfidë interesante shihet edhe mes Kosovarit dhe New Basket, ku të dy skuadrat kanë nga katër fitore e dy humbje.

Java 8 - Liga e Parë e Meshkujve

E enjte

19:00 Vushtrria - Gjakova e Re

E premte

18:00 Kosovari - NEW Basket

19:00 Bora - Borea




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: