Bashkimi ka triumfuar në ndeshjen më Trepçën me rezultat 73:91 (19:22,23:11,17:23,14:35).
10 minutat e parë filluan mbarë për mysafirët që në fund patën epërsi solide prej tri pikësh, 19:22.
Kurse çereku i dytë i takoi plotësisht vajzave nga Mitrovica që patën seri fantastike 23:11. Trepça shkoi në pushim me epërsi prej 9 pikësh apo rezultat të përgjithshëm 42:33.
Vajzat e Bashkimit u rikthyen në ndeshje në çerekun e tretë ku arritën të shënojnë 23 pikë ndërsa pranuan vetëm 17.
Ndërsa çereku i katërt vendosi gjithçka për fituesin, Bashkimi edhe një herë tregoi karakterin për rikthim të rezultatit duke mbyllur 10 minutat e fundit me rezultat 14:35.
Për fitoren e Bashkimit më meritoret ishin Sarah Mgbeike me 29 pikë, 15 kërcime dhe 2 asistime si dhe Aulona Muhadri me 14 pikë, 16 kërcime dhe 4 asistime.
Tek Trepça u dallua Jessica Wilson me 12 pikë, 13 kërcime dhe 2 asistime.