Prishtina ka shënuar fitoren e radhës ndaj Peja 03 me rezultat 66:46 (18:14,21:7,14:10,13:15).
Që nga minutat e parë Prishtina pati nën kontroll ndeshjen duke u treguar të sakta për 18 pikë kurse Peja 03 arriti të shënoj 14.
Diferenca u bë në pjesën e dytë ku vajzat nga Prishtina shënuan 21 pikë e pranuan vetëm 7.
Edhe pas pushimit të pjesëve ritmi i Prishtinës mbeti i njëjti. Çereku i tretë i takoi përsëri Prishtinës kurse pjesa e fundit ishte më e barabartë 13:15.
Për Prishtinën më të mirat ishin Asianae Johnson dhe Jade Williams. Johnson shtoi 25 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime kurse Williams 22 pikë, 13 kërcime dhe 1 asistim.
Kurse tek Peja 03 Saranda Daci kontribuoi me 21 pikë, 8 kërcime e 2 asistime.