Vëllaznimi ia shkaktoi humbjen e parë Pejës pas shtatë fitoreve radhazi nga pejanët.
Kuqezinjtë treguan një paraqitje mjaft të mirë kundër kampionëve, sfidë që u vendos pas vazhdimit 100:99.
Organizatori Sammuel Sessoms tregoi sërish paraqitje të mirë pas asaj ndaj Sigal Prishtinës. Sessoms ndaj verdhezinjëve kishte 30 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, duke u shpallur MVP i javës.
Ai u ndihmua nga Jalen Ray, i cili po ashtu zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, sidomos në momentet vendimtare. Ray e mbylli ndeshjen me 29 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Drilon Hajrizi në top formë. Basketbollisti i Kosovës bëri një tjetër paraqitje të mirë, kësaj radhe ndaj Istogut. Hajrizi kishte 34 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime në takimin, që u vendos në pjesën e dytë.
Sigal Prishtina shënoi fitore të vlefshme kundër Proton Cable Prizrenit, ku te bardhekaltrit më i miri ishte Shaheed Davis me 22 pikë, dhjetë kërcime dhe tre asistime.
Fitore mjaft të rëndësishme regjistroi edhe Golden Eagle Ylli, që mposhti Bashkimin në Prizren, ku te therandasit më i miri ishte kapiteni Gëzim Morina. Ai e mbylli ndeshjen me 23 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.
Top 5
Sammuel Sessoms (Vëllaznimi) 30 pikë, 8 kërcime, 8 asistime, 26 indeksi
Jalen Ray (Vëllaznimi) 29 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 26 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 34 pikë, 6 kërcime, 4 asistime, 42 indeksi
Shaheed Davis (Sigal Prishtina) 22 pikë, 10 kërcime, 3 asistime, 29 indeksi
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 22 indeksi