Penza ka shënuar fitore në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës ndaj Trepçës me rezultat 54:65 (14:18,7:21,15:14,18:12).
Ndeshja e cila ishte e vlershme për Kupën e Kosovës filloi në favorin e Penzës që pas 10 minuta arriti të krijoj epërsi prej 4 pikësh kurse në çerekun e dytë Penza pati dominim total duke shënuar 21 pikë kurse Trepça vetëm 7.
Në pushim Penza shkoj me rezultat të përgjithshëm 21:39.
Në periudhën e tretë vajzat nga Trepça u munduan për një rikthim duke shënuar 15 pikë e pranuar vetëm një më pak 14.
Në çereku e fundit Trepça pati një seri fantastike 18:12 por as kjo nuk mjaftoi për ta fituar këtë ndeshje.
Më të mirat tek Penza ishin lojtarja më e re e tyre Lara Myriam Estela me 17 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime kurse Jenna Mastelone me 29 pikë 3 kërcime dhe 2 asistime.
Kurse Trepça më së shumti u dallua Jessica Wilson me 13 pikë e 10 kërcime.
Penza në raundin tjetër do të ballafaqohet me Prishtinën. Kupa e Kosova do të zhvillohet në muajin shkurt të vitit 2024.