14/11/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Peja 03 vazhdon rrugën për Kupën e Kosovës

Peja 03 ka triumfuar ndaj United Basketball me rezultat 108:34 (36:9,23:12,27:5,22:8). Ndeshja u zhvillua në kuadër të çerekfinales se Kupës së Kosovës.

Peja 03 pati dominim nga fillimi deri në fund. Pjesa e parë përfundoi 59:21 në të mirë të vashave pejane.

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes pati ritëm të njëjtë Peja 03 ishte e fortë për United Basketball dhe ndeshja u mbyll me rezultat të thellë 108:34.

Tek fitorja e Pejës u dalluan Taylor Jones me 22 pikë, 2 kërcime dhe 11 asistime si dhe Saranda Daci me 14 pikë, 10 kërcime dhe 3 asistime.

Kurse tek United Basketball u dallua Anila Selmani me 9 pikë dhe 2 kërcime.

Peja 03 në raundin tjetër do të ballafaqohet me Bashkimin. Kupa e Kosovës do të zhvillohet në muajin shkurt të vitit 2024.

#kosovawomenbasketball #kosovabasketball #KupaeKosovës




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: