17/11/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Derbi Pejan i takon Peja 03

Peja 03 ka shënuar fitore ndaj Penzës me rezultat 86:52 (25:13,21:15,23:7,17:17).

Skuadra e Peja 03 pati paraqitje dukshëm më të mirë që nga fillim andaj edhe diferenca u bë shumë herët.

Në 10 minutat e parë Peja 03 arriti të shënoj 25 kurse pranoi vetëm 13 nga Penza.

Ritëm pothuajse se i njëjtë u pa edhe në 10 minutat e dytë të pjesës së parë Peja 03 shënoi 21 kurse Penza 15. Në pushim Peja 03 shkoi në avantazh me +18 pikë apo rezultat të përgjithshëm 46:28.

Çereku i tret theu totalisht mbrojtën e Penzës ku Peja 03 shënoi 23 pikë kurse Penza përkundër të gjitha përpjekjeve mundi t’i shënoj vetëm 7 pikë.

Pjesa e fundit ishte krejt e barabartë 17:17.

Për fitoren e Peja 03 kontribuuan më së shumti, Saranda Daci e Taylor Jones.

Daci pati 13 pikë, 17 kërcime dhe 11 asistime kurse Jones debutoi me 27 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Më e mira tek Penza ishte Lara Marian Estel me 23 pikë e 8 kërcime.

#kosovawomenbasketball #kosovabasketball #SuperligaeFemrave




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: