18/11/2023 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Fitorja e pestë radhazi për kuqezinjtë

Vëllaznimi shënoi fitoren e pestë radhazi. Kësaj radhe ka mundur Bashkimin me shifrat 102:80 (34:22, 20:13, 30:25, 18:20), në duelin e vlefshëm për javën e nëntë të Prince Caffe Superligës.

Pas një fillimi të barabartë, vendasit të motivuar nga tifozët filluan shkëputjen, duke pasur epërsi deri në 17 pikë, 28:11, derisa çerekun e parë e fituan 34:22. Kuqezinjtë nuk e ndalën ritmin dhe vazhduan me lojë të mirë për të rritur epërsinë, derisa pjesa e parë përfundoi 54:35.

Lojë paksa më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e tretë, megjithatë basketbollistët e Vëllaznimit ruajtën epërsinë, madje e shtuan, ku shifrat pas 30 minutash ishin 84:60. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Vëllaznimi triumfoi 102:80.

Te vendasit u dalluan Sammuel Sessoms me 24 pikë, pesë kërcime e dhjetë asistime dhe Jalen Ray me 24 pikë, katër kërcime e katër asistime, kurse te mysafirët u dalluan Grant Lozoya me 25 pikë e katër asistime dhe Erik Copes me 17 pikë e pesë kërcime.

Vëllaznimi tani ka pesë fitore e katër humbje, kurse Bashkimi tri fitore e gjashtë humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: